Thirrje proletarëve Shqiptarë
Proletarë Shqiptarë,
Ju, që kini parë t zaptuar dhë të plackitur tokën tuaj nga banditët e Uashingtonit
dhe të Romës, që sot janë pronarët e vërtetë të Shqipërisë; Ju, që për këtë
arësyë jeni detyruar të emigroni në masë në kërkim të bukës së gojës dhe të
punës; Ju, mbi të cilët pronarët Italianë janë lëshuar si vampirë për të thithur
deri pikën e fundit të gjakut tuaj e në qoftë se jeni vajza, për t'Ju kthyer në
mjete të shfrytëzimit më të fëlliqur seksual; Ju që kini qenë të shpërndarë e
të shtypur nën urdhërat e Perëndimit sa herë që kini tentuar të ngrini krye; Ju që
ju kanë fundosur me cinikëri, dhjetëra vëllezër e motra në ujrat e Adriatikut, nën
komandën e udhëheqësve vrasës të marinës dhe të shtetit Italian; Ju që ,ç'do
ditë trajtoheni si shërbyes të ushtrive të huaja; Ju, pikërisht Ju, që fëlliqësia
gazetareske Ju përshkruan si jashtëqitje e Evropës, pjesëtar i një populli i
përbërë nga trafikantë të drogës, kriminelë dhe prostituta; jeni tashmë në
qendër të një fushate propagandistike gjithashtu të ndyrë, që Ju thërret të
mbështetni luftën e NATO-s kundër popullit Serb.
Duan t'Ju bëjnë të besoni se për gangsterët e imperializmit perëndimor, që i vetmi
preokupim është rritja e pasurive dhe e fuqisë shfrytëzuese, Shqiptarët bëhen,
papritmas kaq të rëndësishëm, kaq të pa prekshëm, kaq të shenjtë, sa të
shpërthejnë një luftë shkatërruese në mbrojtje të tyre. Duan të nxisin ndjenjën e
bashkimit për popullsinë Shqiptare të Kosovës, si rrjedhojë e fyerjes së politikës
së Milosheviçit, për t'Ju përfshirë në këtë luflë kriminale, për t'Ju kthyer Ju
dhe Shqiptarët e Kosovës si mish për top e si masë manovruese në mbështetj e të
agresionit imperialist kundrejt popullit Serb.
Vëllezër proletarë Shqiptarë,
refuzoni këtë ftesë rekrutimi në shërbim të skllavopronarëve tuaj perëndimorë.
Ato kanë shkatërruar Jugosllavinë, kanë shkatërruar Shqiperine, kanë shkaterrnar
Irakun "mysliman" dhe janë gati të copëtojnë Serbinë, e cilindo popull që
bëhet pengesë për nënshtrimin absolut të botës. Kanë vënë maskën
"njerëzore", por duart e tyre janë perlyer me gjakun e të gjithë popujve të
shtypur dhe të të gjithë të shfrytëzuarve të botës.
Kjo nuk është një luftë për mbrojtjen e masave Kosovare të detyrnara pikërisht nga
kjo luftë, në një arrati e përgjithshme. Kjo është një luftë jo vetëm kundër
tyre, por edhe kundër popullit Shqiptar. Është një luftë vjedhëse që i lejon
NATO-s, SHBA-së dhe Italisë të ri këthehet në Ballkan, prej të cilit i kanë flakur
tej, gjysëm shekulli më parë nga lëvizja e guximshme nacional-popullore Jugosllave e
Shqiptare, me armë ne dorë; një lëvizje që në të cilën u panë të bashkuar të
gjithë të shfrytëzuarit e të të gjitha kombësive Ballkanike kundër pushtuesit
nazi-fashist.
Pushtuesit e rinj, janë demokratikë e "socialistë", por ndjekin të njejtat
qëllime shfrytëzuese e skllavëruese që kishin nazi-fashistët. E vetmja gjë që i
dallon është demagogjija "njerëzore" akoma më e fëlliqur nga ajo naziste,
është aftësia të gënjejë deri në fund . Janë ato , shtetet imperiali të NATO-s.
armiutë tanë, armintë e masave Serbe, Kosovare Shqiptare dhe të të gjitha atyre
Ballkanike, armiqtë e proletariatit Italian dhe perëndimor.
Prandaj duhet të jemi vigjilentë që të mos biem në lojën e tyre. Nuk duhet të
lejojmë të përçahemi, nuk duhet ngrihemi njeri kundër tjetrit! Duhen lënë vetëm
mënjanë ata "patriotë" Shqiptarë që bekojnë dorën vrasëse të NATO-s.
Ata, të ndërgjegjshëm apo jo, ngrejnë dolli jo vetëm për vrasjen e popullit Serb,
por edhe të vetë popullit të tyre, sepse kurrë nuk mund ti vijë liria atij
që eshtë i shfrytëzuar nga ndërhyrja e ushtrive imperialiste.
Ashtu siç i kërkojmë punëtorëve Serbë t'Ju shtrijnë dorën, të mos bëhen
basbkëpunëtorë të një nacionalizmi të verbër që Ju paraqet si armiq të tyre; po
ashtu Ju kërkojmë Juve, të kujtoni të kaluarën tuaj kryelartë si luftëtarë
anti-imperialistë dhe të kryengritjes akoma të freskët kundër manipolimit imperialist
të Berishës, të bashkoheni në të njejtin front me ata që luftojnë kundèr kësaj
lufte. Është në këtë front klasor intemacional dhe intemcionalist vendi Juaj. Është
vetëm në këtë front që, Ju dhe të gjithë popujt Shqiptarë e Ballkanikë mund të
fitojnë, dhe kurrë mos ta humbin më, fitoren nacionale e sociale të tyre, emancipimin
e tyre.
Rroftë vëllazërimi ndërmjet të shfrytëzuarve të BalIkanit,
ndërmjet të gjithë të shfrytëzuarit e botës!
Vdekje kapitalizmit imperialist!
ORGANIZZAZIONE COMUNISTA INTERNAZIONALISTA
Back to che fare in: [English]
[Italian] [Deutche]