[che fare 51]   [end] 

Që Jugosllavia të mos harrohet!

Ashtu siç kishim denocuar në Qershor," shpërthimi i paqes" së OKB-së në Kosovë nuk i ka dhënë fund agresionit perëndimor kundër popujve dhe punëtorëve Jugosllavë. Ky agresion po vazhdon e bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm pasi fshihet nën lëkurën e qengjit. Është pikërisht ç’ka ka ndodhur në Irak.

Në qoftë se flasim për një paqe jo të vërtetë, nuk është vetëm e mbi të gjitha, për dhunën nën të cilën nënshtrohet ç’do ditë populli serb, rom apo, të popuj të kombësive të tjera jugosllave në Kosovë, nën mbikëqyrjen kriminale të OKB-së. Kjo është fytyra e dukshme e problemit, por jo ajo më kryesorja. Bëhet fjalë për një paqe të rreme dhe një luftë të vërtetë në vazhdim, pasi imperializmi perëndimor ka për qëllim të tij, të shtrëngojë në darën e hekurt objektet mbrojtëse kundër tij, jo vetëm në Jugosllavi, por në të gjithë Ballkanin.

Është luftë kundër asaj ç’ka ka mbetur nga Jugosllavia dhe kundër frymës Jugosllave që po tenton të rilindë në të gjithë teritoret e "ish Jugosllavisë". Është një luftë mbështetëse e perëndimit karshi forcave më të fëlliqura të "opozitës së Millosheviçit", që nën tigëllimin e dollarëve kërkon të mbjellë mbështetje të interesave imperialiste. Është një luftë që shtyn në Jugosllavi cilëndo kombësi apo thjeshtë situatë lokale për t’ja vënë në kundërshtim Beogradit, më qëllim që të arrijë në një copëtim të më tejshëm të vendit. Është një luftë që ka për qëllim të rindezë dëshirën e vjetër të Shqipërisë së madhe në këtë zonë, për destabilizimin e mëtejshëm dhe për ta vënë përfundimisht nën frerët e perëndimit: se me cilat përfundime të pamvarësisë e mirëqenie konkrete, mund të shihet fare mirë në vetë Shqipërinë e "lirë", sot aneks i Fierës së Mesdheut të Barit. Është një luftë kundër vetë popullit Shqipëtar, i ndërsyer të kafshojë copa të Jugosllavisë vetëm e vetëm, për vetëasgjësimin e saj si element kombëtar i pamvarur. Gjithshka tjetër për rreth, shërben si kontorno aktive, duke filluar nga të ashtuquajturat "ndihma humanitare" të shpërndara si nga laikë ashtu dhe nga besimtarë kristianë shërbëtorë të imperializmit.

Është pikërisht, që me zaptimin e zonës së Ballkanit të ushtruar në mënyrat më cinike, vazhdon dhe projektohet përpara, lufta e imperializmit perëndimor në fazën e inkubacionit kundër Rusisë dhe Kinës. Edhe këtu fuqive perëndimore nuk do ti mungojnë "kosovarët" e varfër të cilëve tu vijnë në ndihmë në mënyrë solidare, kur të vijë rradha të kalojnë në mënyrë konkrete, nga "martirët çeçenë" në ata tibetianë me kostume budiste…

Cilido nuk arrin të shikojë këtë, është me të vërtetë i verbër, ose është ndonjë ndër ata të verbër jo të vërtetë, që për të pasur sa më shumë përfitime si lypës, organizohen në mënyrë të tillë, me sytë të hapur mirë nën lentet e errëta të syzeve.

Kush mund ta ndryshojë këtë rrjedhë?

Përgjegjësia kryesore i pëket klasës punëtore që ndodhet këtu, në metropitanën imperialiste: ata kanë për detyrë kryesore të ngrenë zërin kundër helmeve gjakderdhëse të imperializmit. Në mungesë të kësaj lufte, ç’do reagim kundër sulmit imperialist në vendet e nënshtruara dhe nën kontrollin e tyre, ndodhen përballë rezikut të pa evitueshëm të përkulen në linjën e resistencës "më të thjeshtë, të menjëherëshme" (siç mund të jetë, në Jugosllavi, ajo e shtrëngimit rreth fortesës-Milosheviç, me iluzionin e mbrojtjes së "krenarisë Serbe" e dënuar, nga izolimi saj, me humbje: dhe është dhe një tjetër, jo e dytë, nga frutet e helmuara të prodhimeve imperialiste dhe nga përtharja e kollonës vertebrale të së majtës, ndoshta dhe "ekstreme", këtu).

Flasim edhe drejtë për së drejti për proletariatin e Ballkanit, që, nëse nuk mundet vetëm e për vehte, të tërheqë mbështetjen e nevojëshme të të vëllait të tij "si zog i vetmuar" i perëndimit, mund ti japë atij shenjën e duhur të lëvizë në kohë e seriozisht.

Proletariati i Ballkanit, - nga ai Kroat, tek ai Grek, përfshirë atë Serb - ka kuptuar që ky agresion u përket të gjithëve si pjesë të veçanta të së njejtës klasë. Është një fitore që nuk duhet lënë të shkojë kot. Të punojë në këto shkëndija të vetëdijes që shpërthejnë nga një sulm i ashpër i destinuar që të mos ndalet, është detyrë e komunistëve: lufta kundër "paqes" aktuale sot, jo më pak se dje, kundër luftës; lufta në ç’do kënd kundër "armikut të përbashkët" në brendësi të rradhëve tona, përjashtimi kategorik i ç’do lloj forme të "rregullimit të gjërave" në të "majtë" me vrasësit e djeshëm (dhe në forma të tjera, sot!); forcimin pa pushim për të ndërthurur lidhjet me proletarët e Ballkanit, duke filluar nga emigrantët e tyre në metropolitanën këtu, duke treguar kështu, konkretisht, atyre se Jugosllavia është bota, një botë e shtypjes prej së cilës mund të dalim duke marrë në dorë armët tona, të pamvarura dhe antagoniste nga ato të secilit Millosheviç e bashkëshortes së tij.

Vetëm në qoftë se ne do të dimë këtu në metropolitanën, të shpërthejmë kthetrat e imperializmit, mund të presim - jo të "pretendojmë "- që proletarët Jugosllavë të ndjejnë që lufta e tyre e shenjtë, e mbrojtjes nga imperializmi nuk është vetëm dhe mos të kenë nevojë për mbrojtjen e rëndë të Millosheviçit apo cili si ai. Deri kur kjo mundësi nuk do tu ipet, ata do të ndjehen vetëm të përballojnë si "popull", dhe me instrumentet që i ndodhen - duke përfshirë qeverinë e Millosheviçit -, në sulm. Që kjo është një rrugë pa krye e kuptojmë mjaft mirë, por gjithashtu duhet të nënkuptojmë, që kjo mbetet jo më pak një luftë e drejtë, është e vetmja, që nëpërmjet së cilës mund dhe duhet ndjekur një rrugë tjetër.

[che fare 51]  [top]